Pse SHBA dhe Izraeli, po stërzmadhojnë çështjen e armëve kimike në Siri?

Kohëve të fundit Izraeli, SHBA-të dhe disa media perëndimore të gjithë aktivitetin e tyre e vënë mbi çështjen e përdorimit të armëve kimike në Siri. Masovizimi i kësaj çështje në mediat perëndimore, nga shumë analistë ndërkombëtar përfshi këtu edhe diplomat shihet me shumë shqetësim, pasi të gjithë mendojnë se Izraeli dhe SHBA-të po përgaditin një skenar të mundshëm për intervenim pushtues mbi popullin dhe shtetin sirian. Tek shumë analistë botërore dhe zyrtarë shtetesh, është përhapur shqetësimi se do të përsëritet historia e ndodhur më parë me raste të mëhershme (si ajo e 9/11), në rastin konkret mendohet se ndonjë vend në rajon (Izraeli), apo ndonjë vend Perëndimor (siç ka dyshime për Londrën) gjoja do të sulmohet me një sulm terrorist ku do të përdoren armët kimike, me origjinë nga Siria. Dhe kjo pastaj do të jetë preteksti për një ndërhyrje të menjëhershme ushtarake nga ana e SHBA-së dhe Izraelit, ku rasti i Bostonit mendohet të jetë inskenuar për të afruar edhe Rusinë në luftën kundër Islamit dhe muslimanëve, të arsyetuar si lufta kundër terrorizmit. 

Këto skenare përfliten veçanërisht në kohën kur Ushtria e Lirë Siriane po i afrohet fitores, dhe në kohën kur haptas tolerohen edhe përfshirja zyrtare dhe publike e njësive ushtarake iraniane dhe ato të hizbollahut libanez në anën e regjimit dhe kundër popullit sirian. Nga ana ekonomike, një konflikt i përmasave rajonale ku do të përfshihen edhe shtete të tjera përveç Sirisë, mendohet se do të shkaktojë një kollaps ekonomik botëror, gjë që do t’i favorizonte sistemet bankare dhe do t’i pasuronte ato në kurriz të të gjithë njerëzimit. 

Më poshtë gjeni disa nga deklaratat zyrtare mbi përdorimin e armëve kimike në Siri.

Del Ponte: Ajo ka akuzuar kryengritësit se ata kanë përodrur armët kimike, edhe pse sipas të gjitha autoriteteve ndërkombëtare ende nuk ka ansjë dëshmi, ajo ka këmbngulur në opnionin e saj edhe pse ka deklaruar se nuk posedon fakte dhe as nuk ka specifikuar se ku dhe kur opozita ka mundur të përdorë gazin në fjalë.

OKB: Të enjten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, shprehu keqardhjen e vet në lidhje me faktin se grupi prej 15 ekspertësh ende nuk ka arritur të gjejë vendet, ku pretendohet të ketë patur sulme me armë kimike.

Fakti që autoritetet siriane nuk lejojnë inspektorët ndërkombëtarë të hyjnë në vend nuk do të bëhet aspak pengesë për hetimet e mëtejshme, deklaroi ai.

“Ne vazhdojmë ende të shpresojmë se qeveria siriane do të lejojë kryerjen e hetimeve”, theksoi Ban Ki-moon.

Britania dhe Franca nuk kanë asnjë dëshmi për përdorimin e armëve kimike, Britania vë dyshime për mundësinë që regjimi mund t’i përdorë ato, ndërsa Franca ende nuk është “pozicionuar” politikisht në cilin krah të mbështetet dhe kujt do t’i përshtatej që t’ia vë fajin dhe përgjegjësinë. 

Londra: “Qëndrimi ynë është i tillë: armën kimike në Siri ka shumë mundësi të kenë filluar ta përdorin autoritetet. Ne nuk kemi asnjë dëshmi, që të vërtetojë se atë e ka përdorur opozita”, – deklaroi ditën e enjte Përfaqësuesi i Kryeministrit të Britanisë së Madhe.

Më parë autoritetet siriane dhe opozita kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armës kimike.

Parisi: Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, në një intervistë për gazetarët deklaroi se Franca nuk disponon dëshmi faktike të përdorimit të armës kimike në Siri. “Në lidhje me këtë ekzistojnë vërtetë disa dyshime, por nuk ka asnjë dëshmi konkrete. Ne po e shqyrtojmë me kujdes këtë çështje të rëndësishme”, – tha ai.

Laurent Fabius propozoi gjithashtu zhvillimin e një takimi të dytë në Gjenevë të “Grupit të veprimit” për Sirinë, “i cili do të jetë vazhdim i takimit të qershorit të vitit 2012, që nuk solli asnjë rezultat konkret”.

 

Artikulli paraprakAeroplanmbajtësja sulmuese amerikane po lundron drejt Gjirit Persik
Artikulli vijuesSHBA kërcënohet nga mësymja e 1 trilion gjinkallave