Që nga fillimi i kryengritjes së vitin 2011, në burgjet e Sirisë deri më tani kanë vdekur afër 18 mijë njerëz, sipas një raporti të Amnesty International.
Sipas këtij raporti, i cili është i bazuar në intervistat që janë bërë me të mbijetuarit e torturës, bëhet e ditur se në burgje, të burgosurit janë rrahur e torturuar.
Sipas tyre, për rrahjen e tyre janë përdorur shufra metalike dhe kabllo elektrike, transmeton KosovaPress.
Madje, në raport thuhet se gratë, që kanë qenë nëpër burgje, janë sulmuar seksualisht nga rojat meshkuj.
Por, Qeveria siriane, vazhdimisht ka mohuar akuza të tilla, duke i quajtur të pavërteta.
Sipas raportit, 17, 723 njerëz kanë vdekur në burgjet e Sirisë, që nga marsi i vitit 2001, kur edhe filloi kryengritja kundër presidentit Bashar Al – Assad, që i bie, çdo ditë kanë vdekur nga 10 njerëz, apo më shumë se 300 në muaj.