Bixhoz me para të shtetit

Prishtinë, 10 tetor – Rreth 100 milionë euro para të buxhetit të shtetit i ka investuara Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në bono të Thesarit të Italisë, ndonëse kjo e fundit, pas Spanjës dhe Greqisë, ka qenë në vazhdimësi në fokus të krizës së euros, shkruan Zëri.

Investime në bono të Thesarit të Italisë nga rezervat e buxhetit të Kosovës dhe Fondit të Privatizimit ka ndodhur që nga viti 2008, në kohën e fillimit të krizës financiare globale, me të vazhduar edhe në vitin 2010 dhe këtë vit.

Investimet e tilla të BQK-së shihen me rrezik edhe nga zyrtarë të lartë të këtij institucioni, të cilët nuk preferojnë të flasin me emër, pasi që, sipas tyre, blerja e bonove të Thesarit të Italisë, ku e vetmja gjë në rritje në ekonominë e këtij vendi është borxhi i jashtëm që kap shumën prej 2 trilion euro në vit, nuk është asgjë tjetër, përpos bixhoz me para të shtetit.

“Investimet e parave të buxhetit të shtetit dhe Fondit të Privatizimit të Kosovës në bono të Thesarit të Italisë nuk është asgjë tjetër përpos bixhoz me para të shtetit, sepse rreziku është më i lartë.

Kjo është pothuajse njësoj sikur të investohet në bono të thesarit të Greqisë”, bën të ditur burimi i gazetës “Zëri”, duke shtuar se kjo ndodh pasi që BQK nuk ekziston risk menaxhmenti.Sipas tij, mospajtime për investime në bono të Thesarit të Italisë ka edhe nga disa anëtarë të Bordit të BQK-së, mirëpo vendimet për investimet e tilla merren nga zyrtarët e menaxhmentit si: Shkëndije Nahi, zëvendësguvernatori Lulzim Ismajli dhe guvernatori Gani Gërguri.koha/kohaislame

Artikulli paraprakPDK kërkon deputetë
Artikulli vijuesKrasniqi para drejtësisë, nuk raportoi vjedhjet e votave?!