Afera e përgjimit në Evropë dhe takimi i G-7

0
203
Kryetari Amerikan Barak Obama ndoshta nuk do të vjen në takimin e shefave të shteteve apo qeverive të G-7 –it i cili në fillim të qershorit do të mbahet në vendin bavarez Elmau në Gjermani, në rast se publikohen” listat selektuese” të objekteve të spiunuara në Evropë, përcjell tabloidi gjerman “Bild” spekulimet që qarkullojnë në Berlin, por të cilat qeveria amerikane i ka demantuar.”Me këtë ne nuk kemi kërcënuar, as që kemi menduar asnjëherë të refuzojmë pjesëmarrjen tonë në takimin e G-7-shit nga arsyeja e cila ka lidhje me shërbimet sekrete”, është thënë këtij tablodi në qeverinë amerikane, i cili shkruan, megjithatë në politikë demantet e tilla ndonjëherë shërbejnë që të theksohen kërcënimet diplomatike.
 
Kancelarja gjermane Angela Merkel e cil gjendet nën presionin e opozitës, por edhe të partnerëve në koalicion, socialdemokratëve, për shkak të aferës së shërbimit sekret federal gjerman(BND) e cila ka ndihmuar amerikanëve në spiunimin e evropianëve, për të cilin raportohet se shërbimi i Kancelarisë ishte në dijeni. Do të duhej gjer në 8 qershor të publikohet e ashtuquajtura”lista selektuese” të cilin agjensioni NSA amerikan ka spiunuar, dhe atë kundër vet dëshirës së amerikanëve. Këtë nga kancelaria gjermane ka kërkuar sekretari gjeneral i Partisë Socialdemokrate(SPD) Jasmin Fahimi dhe me këtë, sikurse theksojnë media, ka dhënë ultimatum kancelares gjermane Merkel. Shefi i SPD-së Zigmar Gabrijel këtë nuk e nënkupton sikurse ultimatum, por e përkrah kërkesën e Fahimit dhe presupozon se shërbimi i Kancelarisë gjer më 8 qershor do të bjen vendimin për të ashtuquajturën”listën selektuese”. Mediat shkruajnë se Merkel është nën presion më të madh gjer tani lidhur me këtë aferë përgjimi, kurse nga demokristianët “kërcënojnë” socialdemokratët edhe me zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjë që sipas disa sondazheve, kësaj partie nuk do të konvenonin, pasi që për partinë SPD-në do të votonin vetëm 23% të gjermanëve. Merkelin, bile edhe liberalët, tani parti jashtëparlamentare, sipas rezultateve të sondazhit, mund të hyjnë përsëri në Bundestag, paralajmërojnë në rrezikun nga”afera Votergejt”, për shkak së cilës kryetari amerikan Riçard Nikson ka dhënë dorëheqje në vitin 1974.
 
“Në rast se Merkelja nuk kujdeset për një sqarim pakusht, atëherë do të mundet që kjo aferë të fitojë dimensionin e “Votergejt afere” të Amerikës, ka deklaruar, Kristijan Lindner, i cili është zgjedhur prapë shefi i liberalëve gjerman.