Universitetet në Korenë Jugore ofrojnë dhoma për namaz dhe ushqim hallall

0
190
Një numër në rritje i  universiteteve të Koresë së Jugut, për nevojat e studentëve muslimanë,  janë duke ofruar ushqim hallall në menutë e tyre dhe hapjen e dhomave për lutje, (namaz) në kampuset e tyre.
 
Aslani, 25vjeçar, një pakistanez i cili është duke punuar në një Master në  Universitetin Sejong, thotë se ai ka është duke shijuar jetën në kampus më shumë kohët e fundit. Në të kaluarën, studentët duhej të ecnin, ndërsa tani ne e falim namazin këtu. Më pëlqen fakti që unë jam në gjendje për të kryer namazet ditore në qetësi.
 
Duke filluar nga ky semestër, studentët muslimanë në Universitetin Sejong kanë qasje në një dhomë për lutje, namaz, në bodrumin e konviktit. Duke reflektuar dëshirat e studentëve muslimanë, një dhomë me 73 metra katror e shtruar me qilima, e cila ka një ndarje për meshkuj dhe femra si dhe një tavolinë për të lexuar Kur’an, njoftoi gazeta Hankyoreh.
 
Shpresojmë se edhe universitetet tjera do të ndjekin shembullin  e Universiteteve Koreane si një përpjekje për të rekrutuar studentë nga vendet muslimane, që është duke bërë përpjekje për të fituar zemrat e muslimanëve. 
 
Në vitin 2010, Universiteti Kukmin ndërtoi një dhomë lutjesh 40 metra  katror për 86 studentë nga shtetet muslimane të cilët janë duke studiuar aty.  Emri i dhomës së namazit, lutjeve, është Arabia S. Club.
 
Universiteti Kyung Hee, ka, gjithashtu, një dhomë për namaz për rreth 60 studentët e vet muslimanë, ndërsa Universiteti Sungkyunkvan ka ndërtuar një dhomë lutjesh të veçantë në konviktin e tij në vitin 2013, të cilin e përdorin për namaz rreth 170 studentë nga vendet myslimane.
 
Universiteti Hanyang, i cila ka tërhequr rreth 250 studentë nga vendet muslimane, ka një dhomë për namaz, gjithashtu.
 
Ekziston edhe një hapësirë ​​në konvikt në Universitetin Kombëtar të Seulit i cili ka rreth 1.000 studentë nga 80 vende – që mund të përdoret si një dhomë për namaz.
 
“Ne kemi një dhomë 15 metra me një dysheme prej druri, kështu që muslimanët mund të falen. Ne duam që të jemi të kujdesshëm në mënyrë që studentët të mos  përjetojnë pengesa, siklet, rreth çështjeve fetare, tha më 13 maj 2015, Lee Jeong-Cheol, një administrator i konvikt në Universitetin Kombëtar të Seulit.
 
Ushqimi hallall, ushqimi i cili nuk shkel urdhërimet Islame, është  në menynë e kafeterisë universitare. Ligjet Islame ndalojnë konsumimin e mishit të derrit dhe kërkojnë që të gjitha llojet e mishit të kafshëve që  janë të lejueshme, kafshët duhet të therren,  në mënyrë të veçantë,  sipas rregullave Islame. 
 
Universiteti Hanyang, i cili ka shitur ushqim hallall në kafenenë e studentëve të tij që prej vitit 2013, ka ndërtuar një kuzhinë të veçantë për studentët muslimanë në konviktet në Seul dhe në kampuset e Ansan-it  këtë vit.
 
Universiteti Ewha Womans, gjithashtu, ka ofruar një banjo të stilit  musliman  dhe një kuzhinë për përgatitjen e ushqimit hallall në njërën anë, kurse në tjetrën një dhomë për namaz. .
 
Universiteti Sejong ka ofruar ushqimet hallall në menynë e tij që në semestrin e pranverës së këtij viti.
 
Universiteti Sun Mun, i cili është themeluar nga Kisha e Unifikimit, ka filluar shitjen e ushqimit hallall në mensën e studentëve në këtë vit.
 
Studentët muslimanë – të cilët dikur blenin ushqim hallall në restorante të shtrenjta në lagjen Itaewon të Seul –it, kurse tani janë të kënaqur që kanë ushqim hallall në kafeteritë e tyre shkollore.
 
Kjo ishte një barrë e rendë për të shpenzuar më shumë se 10.000 ₩ (US $ 9,15) për ushqim, kurse tani shpenzojmë vetëm 3000 ₩ për të ngrënë në shkollë. Ky është një lajm i mirëpritur për studentët muslimanë, të cilët janë një pakicë këtu, tha Xhaferi, 24 vjeçar, një student nga Pakistani.
 
Sipas Federatës të Muslimanëve të Koresë (KMF), e themeluar në vitin 1967, janë rreth 120,000 deri në 130,000 muslimanë që jetojnë në Korenë e Jugut, muslimanë vendas dhe të huaj.
 
Pjesa më e madhe e popullsisë muslimane të Koresë së Jugut është e përbërë nga punëtorët  emigrantë nga Pakistani dhe Bangladeshi.
 
Numri i muslimanëve vendas korean është vlerësuar në rreth 45,000.