Afganistan: Rrëzohet fluturakja e NATO-s, 6 ushtarë të vrarë

Gjashtë ushtarë të NATO-së në Afganistan (ISAF) janë vrarë të martën pasi fluturakja e tyre u përplas, njoftoi pakti Veri-Atlantik përmes një deklarate për media.
Sipas NATO-së, ushtarët ishin duke shkuar në një operacion për të luftuar talebanët, kur ka ndodhur ky incident.

“Gjashtë pjesëtar të Forcës për Asistencë në Siguri (ISAF) kanë vdekur pasi fluturakja e tyre është rrëzuar në jug të Afganistanit sot”, thuhet në njoftimin që ka dërguar ISAF medieve, duke refuzuar që të jap më shumë detaje, transmeton Rel.

Në këtë njoftim nuk thuhet qartë nëse ushtarët po udhëtonin me helikopter, apo me aeroplan, dhe se cilit nacionalitet i përkasin viktimat.

Artikulli paraprakSi mund Google ta shkatërroj jetën e një qytetari të zakonshëm?
Artikulli vijuesTurqi, dy fëmijë sirian vdesin nga të ftohtit