Afganistan, vriten 3 të NATO-s

Komanda e NATO-s në Afganistan ka njoftuar se një shtetas afgan i veshur me uniformë ushtarake ka vrarë tre ushtarë të ISAF.

Sulmi i armatosur ka ndodhur në provincën jugore të Uruzganit, kanë bërë të ditur burime pranë misionit të aleatëve.

Ndërkohë, ushtria australiane ka konfirmuar se disa ushtarë të saj kanë mbetur të vrarë në një incident, por pa saktësuar se sa.

Rreth 1500 ushtarë australianë janë vendosur në provincën e Uruzganit, si pjesë e misionit ISAF. “Konfirmojmë se disa anëtarë të Forcave Australiane të Mbrojtjes kanë mbetur të vrarë në Afganistan”, thuhet në një komunikatë të FAM./tch/kohaislame

Artikulli paraprakVeprat e mira në kohëra të vështira
Artikulli vijuesMuslimanet dhe Industrite e Naftes Shekujt 7-19