Afganistani mirëpret lirimin e 8 talebanëve nga burgjet e Pakistanit

Negociatorët afganë për paqe kanë përshëndetur lirimin e tetë të burgosurve talebanë që ishin mbajtur në burgjet e Pakistanit.

Ismail Qasimyar, kreu i marrëdhënieve ndërkombëtare i Këshillit të Lartë të Paqes së Afganistanit, tha të martën se lirimi është “një hap praktik në drejtimin e duhur”.

Ish-ministri taleban i drejtësisë Nooruddin Turabi është në mesin e tetë të liruarve nga Islamabadi, veprim ky i bërë pas ankesave nga Kabuli.

Zyrtarët afganë besojnë se udhëheqësit talebanë të liruar nga burgjet pakistaneze mund të ndihmojnë që militantët të ulën në një tryezë të bisedimeve./rel

Artikulli paraprak“Pensionohen” llambat e Еdisonit
Artikulli vijuesSytë dhe kompjutëri, ja 10 rregulla për t’i mbrojtur ato