Izraeli sulmon Rripin e Gazës

Izraeli ka kryer dy sulme ajrore në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të së martës, por nuk raportohet për të plagosur.

Sipas agjencisë “Anadolu”, avioni izraelit goditi në një zonë afër termocentralit të vetëm në Gaza, duke mos shkaktuar viktima.

Pak më vonë, avionët izraelitë bombarduan një zonë të pabanuar në jug të Rripit të Gazës, pranë kampit të trajnimit të Brigadës Ezzedeen Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit të rezistencës Hamas, ku nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Avionët izraelitë me javë të tëra kanë vënë në shënjestër luftëtarët palestinezë, duke kthyer politikën vrasëse të Izraelit.
Në nëntor të vitit 2012, Izraeli ka nënshkruar një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti me grupet e rezistencës në Gaza.
Armëpushimi u pasua nga tetë ditë të bastisjeve të dhunshme izraelite në Gaza, ku mbetën rreth 190 palestinezë të vdekur dhe më shumë se 1 mijë e 500 të plagosur./epokaere/kohaislame

Artikulli paraprakJep dorëheqje edhe një drejtor i AKI-së
Artikulli vijuesEuropa Perëndimore përballet me stuhi dhe përmbytje si pasojë e motit të ligë