Afrikë Qendrore: Një turmë e krishterë shkatërroi xhaminë e tretë në Bangui

Një turmë e zemëruar të premten shkatërroi xhaminë e tretë afër Banguit, kryeqytetin e shkatërruar të Republikës së Afrikës Qendrore.

Xhamia e shkatërruar ka qenë në shërbim të një komuniteti modest prej rreth 100 anëtarë në Basekoto, 7 km nga Bangui.
“ Askush nuk është lënduar në sulmin në mëngjes,” i tha Agjencisë Anadolu Ahmed Tijan Naib imam i xhamisë qendrore në Bangui.
Ai tha se sulmi kishte ndodhur rreth orës 10, para se muslimanët të fillojnë namazin e së premtes.
Një dëshmitar okularë tha se një grup prej rreth 80 të krishterëve kishte ardhur me çekiç, tuba dhe shkopinj dhe filluan shkatërrimin e xhamisë para se përfundimisht t’ia jepnin flakën.
“ Ju mund ta shihnit urrejtjen në fytyrat e tyre. Ata vazhdonin të këndonin, “ Ne nuk duam muslimanë këtu, ata duhet të largohen”, tha Naib.
Është xhamia e tretë që shkatërrohet kohët e fundit në Bangui ose afër tij. Një xhami u shkatërrua në Fouh më herët gjatë këtij muaji. Një tjetër u shkatërrua në Gobongo, 10 km nga Bangui, më 20 dhjetor.
Republika e Afrikës Qendrore, vend i pasur me minerale, kaloi në anarki nga marsi, kur grupi Seleka – thuhet të jetë kryesishtë muslimanë – rrëzoi presidentin e krishterë François Bozize, i cili kishte ardhur në pushtet nga një grusht shteti i vitit 2003.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 400.000 njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre si rezultat i dhunës. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli njofton ndërtimin e 1.400 banesave në territoret e pushtuara palestineze
Artikulli vijuesSerbia njeh letërnjoftimet biometrike të Kosovës