Siri – rreth 171 të vdekur në 24 orët e fundit

Një xhami në një kamp refugjatësh palestinezë në kryeqytetin e Sirisë, Damask, është sulmuar nga avionë luftarakë, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.

Të paktën 25 nga të strehuarit në xhami mbetën të vrarë.

Jermyk është kampi më i madh i refugjatëve palestinezë brenda territorit të Sirisë.

Këshilli i Revolucionit të Përgjithshëm të Sirisë, bëri të ditur se pati përleshje mbi rrugën e aeroportit të Damaskut, ndërkohë që përleshje të dendura ka edhe në lagjet e jashtme të kryeqytetit.

Bëhet e ditur se edhe në Dejru’uz Zur forcat e sigurisë kanë sulmuar shumë lagje të qytetit, ndërkohë që avionët luftarakë në Halep kanë hedhur “fuçi me eksploziv”, të cilat kanë shkaktuar shumë të vrarë dhe të plagosur.

Ndërkaq njoftohet se opozita ka bërë përparime dhe pas përleshjeve të përgjakshme 5-ditore, është marrë kontrolli i një akademie tokësore në veri të Halepit.

Ushtria e Sirisë së Lirë thote se rrëzimi i Esadit është shumë afër.

“Ne kemi municione dhe pajisje të mjaftueshme për të marrë kontrollin e Pallatit Presidencial të Esadit” thuhet në një njoftim të kësaj ushtrie.

Një deklaratë e ngjashme ka ardhur edhe nga Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, i cili është shprehur me fjalët: “Mendoj se Esadi është afruar fundit, madje kështu mendon edhe Rusia”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakÇipet prej silikoni që shkrihen në ujë
Artikulli vijues"Profecia" Maya, therr me thikë 23 fëmijë në një shkollë në Kinë