Disa qendra masazhi në Kosovë po ofrojnë edhe shërbime seksuale!

Bizneset në Kosovë që merren me masazh janë në hall. Atyre po u bëhen edhe pyetje tjera rreth shërbimeve që ofrojnë legalisht. Ka nga ata që edhe përfituan.

 

Fizioterapeutja Albina Fazliu po ndihet e tmerruar që përveç masazhit në qendrën ku punon po i kërkohen edhe shërbime tjera.

 

“Habitna se thojnë a ka diçka ma shumë, e kur i veti çka më shumë, thojnë: po naj femër”, tha ajo për Klan Kosova.

 

Por ky fenomen i masazheve të quajtura ‘Happy End’ e që nënkupton kënaqësinë seksuale të klientit po e shqetëson edhe fizioteraputen Kamela Muqollari që nga Shqipëria është angazhuar me punë këtu.

 

“Ne nuk i ofrojmë këto shërbime”, tha ajo.

 

E shërbimet shtesë në llogarinë e një masazhe profesionale ofrohen në Kosovë dhe kjo është arsyeja që ka kërkesa.

 

Këtë e pranojnë qytetarët që kanë përfituar nga këto.

 

Klan Kosova tentoi të mësoi se nën mbikëqyrjen e kujt janë këto qendra masazhi por as Ministria e Shëndetësisë e as ajo e Tregtisë nuk pranojnë të kenë kompetenca për mbikëqyrjen e funksionimit të këtyre qendrave.

 

Ministria e Tregtisë vetëm konfirmon se regjistron si biznese. /KlanKosova/

Artikulli paraprakAfrim Gashi: Të dënuarit e rasteve ‘Monstra’ dhe ‘Sopot’ duhet të shpallen të pafajshëm
Artikulli vijuesKostoja e përmbytjeve, mbi 2 mijë familje në vështirësi