Afrim Gashi u zgjodh Shef i Shtabit Zgjedhor i Lëvizjes BESA

Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, që u mbajt në selinë e Shkupit, mes tjerash, është diskutuar edhe për zgjedhjet që pritet të mbahen. Për këtë arsye, Këshilli Qendror vendosi që ta formojë shtabin zgjedhor.

Me këtë rast, në pajtim me Statutin e Lëvizjes BESA, si dhe me mbështetje të shumicës së anëtarëve të Këshillit Qendror, shef i Shtabit Qendror të Lëvizjes BESA u zgjodh Afrim Gashi, që njëherazi e ushtron edhe detyrën e Sekretarit Gjeneral të Lëvizjes. Këshilli Qendror i zgjodhi edhe anëtarët e tjerë të Shtabit Qendror, i cili do të numërojë 7 anëtarë.

Këshilli Qendror, konform Statutit, e përcaktoi edhe numrin e nënkryetarëve të Lëvizjes, që do të jetë dy, ndërsa ky vendim do t’i kalojë për implementim Kryesisë Qendrore, e cila e bën zgjedhjen e tyre.

Artikulli paraprakVazhdojnë protestat e refugjatëve sirianë në kufirin Maqedoni – Greqi
Artikulli vijuesRefugjatja lind foshnjen e vdekur, nuk e varros dot se s’ka përkthyes