Agani apelon për mos-ikjen e “trurit” nga Kosova.

Ministri Agani ka deklaruar se brenda këtij muaj në Kosovë do të ketë një situatë tjetër në shëndetësi, ku të gjithë do të paguajnë për shërbimet shëndetësore.

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Ferid Agani e konsideron të rëndë gjendjen në shëndetësisë kosovare. Kjo gjendje, sipas tij, po vështirësohet edhe si pasojë ikjes së mjekëve jashtë Kosovës, në mungesë perspektives. Edhe pse Ministra e Shëndetësisë nuk ka fuqi për t’i ndalur ata, ministri Agani në një intervistë dhënë për “Albinfo.ch”, bën thirrje për mos-ikjen e “trurit” nga Kosova.

Agani flet edhe për gjykimin e ish-zyrtarëve të MSH-së për dobësi menaxheriale, ndërsa thotë se sistemi shëndetësor në Kosovës po funksionon në kufijtë e mundësive reale.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës po e zhvillon një vizitë katërditore në Zvicër, me qëllim që të marrë mbështetjen, por edhe eksperiencën e shtetit zviceran për Fondin Kosovar të Shëndetësisë, që do të nisë së shpejti të funksionojë./koha/kohaislame

Artikulli paraprakEkstremi hungarez kërkon zero tolerancë ndaj romëve
Artikulli vijuesNorvegjezët nuk janë të kënaqur me dënimin e Breivikut