Agani e Makolli në Stamboll

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka marrë pjesë në manifestimin, që është mbajtur në Komunën Bajram Pasha në Stamboll, për nder të 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku edhe është pritur miqësisht nga drejtuesit e kësaj komune.

Agani në këtë manifestim për nderë të pavarësisë së vendit, ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.

Me këtë rast kryetari Agani mbajti edhe një fjalim rasti, me ç’rast falenderoi të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre në çfarëdo lloji për lirinë e vendit.

Agani, gjithashtu ka shprehur falenderim edhe për mbarë popullin e Turqisë, duke thënë se në çdo kohë ka qenë pranë popullit shqiptar, në mbështetje të rrugës për lirinë e vendit./ind/kohaislame

Artikulli paraprakVazhdojnë protestat në Bosnjë
Artikulli vijuesAmerikë: Aktivizëm kundër të “drejtave” të homoseksualëve