Vaji i peshkut,10 dobit shëndetësore

Vaji i peshkut është i njohur si zvogëlues stresi, ndihmues në kthimin e vigjilencës tek të moshuarit dhe përmirësimin e mirëqenies në përgjithësi.
Vaji i peshkut (Omega 3) është i shëndetshëm për njeriun në shumë mënyra si për shëndetin mendor edhe at trupor. Për shembull, acidet yndyrore të Omega 3 janë vërtetuar për parandalimin e sëmundjes së zemrës si dhe sëmundjeve mendore. Përveç tjerash mund të zvogëloj edhe diabetin, kancerin, çmendurin dhe dhimbjet në përgjithësi.

Vaji i Peshkut – Cilet jane te mirat shendetsore te Omega 3?

Permirsues I Shendetit Mental
Acidet e Omega 3 jane permiresues te fuqis se trurit pershkake se permbajne DHA (Acidi Decosahexaenoic) dhe EPA (Acidi eicosapentaenoic) qe te dyja jane vitale per funksionimin e mire te trurit. Dhe si rezultat fuqia mendore rritet qe shpien ne koncentrim me te mire, rritje krativitetit dhe memorie te permiresuar. Personi behet me i ditur.

I Mire Per Lekure Te Re dhe Vibruese
Vaji i Peshkut rigjalleron lekuren e plakur duke shtuar prodhimin e kollageneve dhe elastineve qe dhurojne freski (rini). Eicosanoids anti-inflamator jane pergjegjes per zvoglimin e irritimin (ndezjen) e lekures dhe keshtu zvoglon rrudhat te cilat gjithashtu prodhohen ne sasi te medha.

Zvoglon zhvillimin e semundjeve mentale
Mosbalancimi Kemikal i nxitur nga çrregullimet mentale rezulton kur truri ka nivel te ulet te EPA dhe DHAs. Çrregullimet mentale sikur semundja Alzheimer-it, Parkinson-it, çmenduria, shizofrenia dhe semundjet tjera ne pacient me skleroz te shumfisht, mund te zhvillohen nese truri nuk mund te rregulloj luhatjet e gjendjes mentale sikur emocionet eksreme dhe depresioni.

Zvoglim Te Rrezikut Nga Kanceri Gjirit
Acidet yndyror nga vaji i peshkut ndalojne mutacionin e qelizave te shendosha ne qeliza kancerogjene, pengojne zhvillimin e padeshirueshem te qilizave dhe vrasin qelizat kancerogjene egzistuese. Si rezultat formimi i tre llojeve te kancereve te zakonshem – kanceri gjirit, kanceri zorres se trashe dhe kanceri prostates – parandalohet.

Permiresim te Nivelit Te Kolesterolit dhe Parandalim Te Sulmit Ne Zemer
Acidet yndyrore qe gjenden ne vajin e peshkut sikur DHA, EPA dhe DPA ndihmojne ne zvoglimin e kolesterolit te keq, LDLs, triglycerides dhe presionit te gjakut. Ato parandalojne sulmin ne zemer duke u kujdesur per zemren, venat dhe arteriet tua. Sipas nje hulumtimi acidet yndyrore te vajit te peshkut rrisin kolesterolin e mire, HDL dhe parandalojne formimin e mpiksjes se gjakut para se ato te shkaktojne dem ne trupe. Lexo me teper per Kolesterolin ketu (ldl dhe hdl)

Supplement Per Nena Shtatzana
Sipas nje studimi nenat qe marrin suplement te vajit te peshkut kane rrezik me te vogel te lindjes se hershme. Ato ndihmojne zhvillim te mire te fetusit (embrionit) dhe parandalojne problemet e zhvillimit, çrregullimet e sjelljeve dhe ndihmojne zhvillimin e trurit tek embrioni. Fetusi zhvillohet ne nje foshnje te shendetshme dhe te menqur.

Zvoglon zhvillimin e semundjeve mentale tek femijet
Edhe nje shembull tjeter i te mirave shendetsore te acideve Omega 3 eshte aftesia e tij ne sherimin e ADD (Attention Deficit Disorder apo çrregullim te aftesis se koncentrimit), ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder apo çrregullim qe karakterizohet me nje lloj te perseritshem te mosvemendjes apo hiperaktivitetit), dyspraxia (demtim i aftesis se ekzekutimit te levizjeve vullnetare) dhe Dyslexia (paftesi qe karakterizohet me problme ne lexim, shqiptim, shkrim ne te folur dhe ne te degjuar).

Permiresues i sistemit imunitetit
Shtimi apo permiresimi i sistemit imunitar eshte pershkake se vaji i peshktu nxit prodhimi e serotonin-it, hormon ky qe i bene njerezit te lumtur. Lumturia me efektivitet i zgjedh problemet emocionale dhe keshtu rritet mireqenia e pergjithshme.
Shton qetesin dhe lirimin nga stresi
Sipas nje hulumtimi acidet yndyror te Omega 3 zvoglojne stresin dhe hormonin qe rezulton ne stres te larte dhe qe mund te shkaktoj deme ne trup.

Zvoglim te dhembjeve nga pezmatimi
Dhimbjet nga ndezjet (inflamacioni) i arthritis, cystitis dhe gastritis, sa per ti permendur disa, zvoglohet me marrjne e suplementeve nga vaji i peshkut apo edhe si ushqim. Acidet yndyrore te Omega 3 ndihmojne ne rregullimn e pergjejgesis se trupit ndaj inflamacioneve (ndezjeve) keshtu duke zbutur dhimbjet inflamatore.
Ketu pra i keni 10 te mira shendetsore qe vaji i peshkut dhuron tek njerezit. Cka mendon a ia vlen te perdoresh suplement (hapa) te vajit te peshkut, tregona per te mirat qe keni gjet nga vaji i peshkut e gjithashtu trego cilin fabrikim preferoni nese jeni perdorues?/Indeksonline/

Artikulli paraprakAgani, i zhgënjyer me PDK-në
Artikulli vijuesShqipëtar, mos u përzieni në punët e Serbisë! Mos na bëni t’ju dënojmë publikisht!