Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha për Radio Kosovën se, ky sigurim publik do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve, ndërkaq, sipas tij, institucionet tashmë janë duke punuar me seriozitet, që kjo skemë e sigurimit shëndetësor, të vihet sa më shpejt në funksion.
Pas kalimit në dëgjim të parë në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Sigurime Shëndetësore tani është në procedurë parlamentare dhe pritet që brenda dy muajve të miratohet, tha ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Ai bëri me dije se në këtë kohë është duke u punuar paralelisht në grumbullimin e fondit, me qëllim që procedura e aplikimit të fillojë nga viti i ardhshëm.
“Mund të pritet që në fillim të muajit të ardhshëm ta kemi këtë sistem. Me fillimin e funksionimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të rritet dukshëm edhe sasia e mjeteve financiare në dispozicion, me çka ne edhe do t’u dalim përfundimisht në ndihmë rasteve që po kërkojnë trajtim jashtë vendit dhe po iu nënshtrohen shpenzimeve të jashtëzakonshme në këtë moment. Me siguri se do të jemi në situatë më të favorshme që tu ndihmojmë në masë më të madhe këtyre pacientëve”, tha ministri Agani.
Për qytetarët e Kosovës, Ligji për Sigurime Shëndetësore është i mirëpritur, por, sipas tyre, është vështirë të besohet se diçka e tillë do të ndodhë. “Asgjë për të besuar, krejt janë gënjeshtra”, thotë një qytetar, citon RTK.
Disa nga qytetarët e pakënaqur me shërbimet shëndetësore në vend, thonë se është dashur që të mendohet shumë më herët në këtë drejtim, sepse, sipas tyre, populli është duke u përballur me sëmundje të shumta, të cilat janë të kushtueshme dhe të papërballueshme për xhepin e tyre./mszh/kohaislameKy artikull është marrë nga http://kohaislame.com.
You Might also Like
Kompanisë së Wesley Clark iu pamundësua investimi në Kosovë
Rreth 1 miliard euro ka pasur mundësi Kosova të përfitonte nga një investim i jashtëm,…
By
Redaksia
3 Min Read
Sherifi: Thaçi të japë dorëheqje nga posti i Presidentit, të kthehet në krye të PDK-së
Presidenti Hashim Thaçi sot ka marrë pjesë në një ceremoni të organizuar për nder të…
By
Redaksia
2 Min Read
Vdes një, e pesë ushtarë tjerë të KFOR-it lëndohen në veri
Një paqeruajtës i NATO-së në Kosovë ka vdekur, dhe pesë të tjerë janë lënduar nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Familjarët e të pagjeturve kundërshtojnë ndërprerjen e gërmimeve
Familjarët e të pagjeturve janë shprehur të shqetësuar pas njoftimit për ndërprerjen e gërmimeve në…
By
Redaksia
1 Min Read
Thaçi, Biden: Pa e kaluar demarkacionin, s’ka të ardhme evropiane
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë në konferencë për media me Zëvendëspresidentin e SHBA-ve,…
By
Redaksia
2 Min Read
Kuçi kërkon bashkëpunim kundër krimit ndërkufitar
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u takua sot në Vjenë me drejtorin Ekzekutiv…
By
Redaksia
1 Min Read
