Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës, ka thënë se do të hyjë kur të dojë dhe do t’i padisë ata që janë duke ia cenuar lirinë.
Arrestimet e ndalimet e fundit në Kosovë kanë hedhur grimca acarimi mes Kosovës e Serbisë.
Paraburgimi i drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, dhe një javë pas ndalimi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili po shihet si një përgjigje e palës kosovare ndaj të bëmave serbe kanë shtuar tensionin mes dy shteteve, shkruan sot gazeta “Zeri”.
Autoritetet në Kosovë kanë potencuar se për rastin e “Thaçit” do të ndërmarrin masa, por deri më tani nuk është paraparë asnjë veprim konkret. Ndërkohë në anën tjetër, vetë Gjuriq i cili nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës ka thënë se do të hyjë kur të dojë dhe do t’i padisë ata që janë duke ia cenuar lirinë. Në Qeverinë e Kosovës thonë se sjellja e tillë nga autoritetet serbe nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve, derisa në anën tjetër opozita thotë se Kosova i ka pasur marrëdhëniet e acaruara me Serbinë para se të ndodhnin këto incidente.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, në një prononcim për gazetën “Zëri”, ka shprehur shqetësimet për ngjarjet e fundit mes dy shteteve, sipas Abdullahut, rastet e tilla nuk i dërgojnë marrëdhëniet drejt normalizimit.
“Ne jemi duke u përpjekur si Qeveri të kemi raporte normale, por aktet e tilla, veprimet e tilla nuk e ndihmojnë normalizimin. Nuk i përmbushim obligimet ne si shtet në dy rastet dhe Serbia për atë që është projekt i Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Abdullahu.
You Might also Like
Transferimi i policëve, faleshin në orar pune
Transferimi i 7 efektivëve të forcave RENEA ka vënë në lëvizje edhe myftininë e Tiranës.…
By
1 Min Read
Klinaku: Koalicioni PDK-AAK, i dëmshëm
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku, ka deklaruar të mërkurën se një koalicion…
By
2 Min Read
Viza pengesë që ambasadori Selimi të trajnohet në SHBA
Sylejman Selimi, ambasadori i parë i dekretuar në raundin e fundit të përzgjedhjes së stafit…
By
1 Min Read
Masakër në SHBA
14 persona kanë humbur jetën pas disa të shtënave me armë, në një kinema në…
By
1 Min Read
Kremlini publikon pagën dhe pasurinë e presidentit rus: Ja sa është paga vjetore e Vladimir Putin
Vladimir Putin fiton 118.531 euro pagë vjetore (më pak se 9 milionë rubla) , thuhet…
By
1 Min Read
Kjo është 'cilësia' e rrugëve në Komunën e Podujevës (Foto)
Cilësia e asfaltit në rrugë shpesh është e diskutueshme. Mirëpo cilësia në e asfaltit në…
By
1 Min Read
