Agimi i Artë kërkon mbylljen e shkollave shqipe

Agimi i Artë proteston kundër kurseve që janë hapur në Greqi për mësimin e gjuhës shqipe.

Pas hapjes së shkollës shqipe në Kavala të Greqisë, Agimi i Artë organizoi një protestë duke kërkuar mbylljen e shkollës së mësimit të gjuhës shqipe. “Jashtë të huajt nga Greqia”, ishte një nga parrullat kryesore të ekstremistëve të Agimit të Artë, të cilët protestuan pranë mjediseve ku zhvillohet mësimi. Ata protestuan edhe kundër kryetarit të bashkisë së Kavalas, i cili mbështet të gjitha përpjekjet që fëmijët të mësojnë gjuhën amëtare pavarësisht nga kombësia. Ky projekt është aprovuar edhe nga ministria greke e arsimit dhe mësimi do të zhvillohet në ambientet e siguruara nga drejtoria arsimore. Agimi i Artë i quan këto “shkolla shqiptare” dhe me flamuj grekë në duar protestuan pranë shkollës e më pas bënë një marshim në qytet.

Vetë kryetari i bashkisë së Kavalës u shpreh se ndihet krenar për këtë vendim të përbashkët dhe se do të vazhdojë të ofrojë shërbim për arsimimin e fëmijëve, dhe nuk ka asnjë arsye për të patur frikë.

Në kurset e gjuhës shqipe mësojnë fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Kavala, të moshës nga 6-14 vjec./almakos/kohaislame

Artikulli paraprakRriten martesat midis shqiptarëve dhe maqedonasve
Artikulli vijuesFirefox 22 bllokon vetvetiu përgjimin nga faqet