Mediat shtetërore në Iran kanë njoftuar se ish presidenti Mahmud Ahmadinejad, një konservator i vijës së ashpër, që ka shërbyer në dy mandate, është regjistruar si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 19 Majit.
Ahmadinejad e ka paraqitur kandidaturën e tij në ditën e dytë të afatit të regjistrimit që zgjat prej 11 deri më 15 prill, bëjnë të ditur mediet më 12 Prill.
Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei i tha vitin e kaluar Ahmadinejadit që të mos kandidojë për president.
Mediat iraniane njoftuan se edhe bashkëpunëtori i afërt i Ahmadinejadit, Hamid Baghaei, një ish zëvendës president, gjithashtu është regjistruar si kandidat.
Kandidatët e ardhshëm do të verifikohen nga Këshilli i Gardianëve, një vijë e ashpër.
Ahmadinejad tha javën e kaluar se nuk po planifikonte që të kandidonte dhe se do të mbështeste Baghaein.
Baghaei, u mbajt në arrest për disa muaj në vitin 2015 nën akuza të panjohura.