Eksplodim në Aeroportin e Turqisë (Video)

Një eksplodim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Stambollit. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00.
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi në avionin e kompanisë ajrore Pegasus sipas zyrtarëve aty ky incident nuk ka prishur fluturimin e rregullt të aeroplanëve tjerë.

Shkaktari i shpërthimit nuk dihet, por policia është duke hetuar nëse ka lidhje me ndonjë sulm terrorist.
Media lokale ka raportuar që dy pastrues gjendeshin ne bordin e aeroplanit në kohën kur ndodhi shpërthimi, duke çuar në spekulime se një mjet shpërthyes ishte në bordin e aeroplanit.
Agjencia shtetërore Anadolu ka thënë se policia e armatosur me xhaketa mbrojtëse ka siguruar hyrjet e aeroportit pas shpërthimit, duke kërkuar për automjete në zonë

https://www.youtube.com/watch?v=KZ_XayYjzwA

Artikulli paraprak8 vjeçarja e frikësuar nga Trump, merr përkrahje nga veteranët e ushtrisë!
Artikulli vijuesTragjedi në Egje, mbyten 13 persona, 7 fëmijë në mesin e tyre