Pas deklaratës së ministrit të Financave, Avdullah Hoti se kryetari i Prishtinës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë bllokuar procedimin e projektit për blerjen e autobusëve, ka reaguar Shpend Ahmeti.
Derisa Hoti në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se bllokuesi kryesor i procedimit administrativ të projektit të autobusëve është VV dhe Ahmeti, i cili “e humbi, apo s’deshi asnjëherë të procedojë që vendimin e sotëm Kuvendi ta merrte edhe para një viti po ta sillte para tij një propozim të tillë”, kryetari Ahmeti i është kundërpërgjigjur atij me një postim në rrjetin social Facebook.
“Po Po Avdullah, unë kam premtu autobusa, mandej i kam blloku 11 muaj, mandej kam ndiku te ti mos me ju pergjigj komunes 9 muaj, e mandej kam ndiku te qeveria mos me qit ne mbledhje te qeverise, e sot shyqyr qe Sami Hamiti e zhbllokoi premtimin tim. Krejt ne rregull! A po e nenshkruani tash?”, ka shkruar Ahmeti.