AI: Shqipëria ka dështuar

Raporti i Amnesty International, që pritet të publikohet pas pak orësh përmban kritika për Shqipërinë. “Udhëheqja politike ka dështuar në drejtimin e vendit. Korrupsioni është problem i madh dhe mungon paanshmëria në cdo fushë të jetës”, thuhet në raportin për 2011-ën, të cilin e citon Jezerca Tigani zv/drejtoresha për Europën në këtë organizëm.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ajo tha se Amensty International vëren se edhe shoqëria civile në vend është e zhgënjyer nga klasa politike, ndërsa nënvizon si shqetësuese situatën në qëndrën e trajtimit të grave të dhunuara.

“Shqipëria vazhdon të dështojë në udhëheqjen dhe në kryesinë e vendit dhe kjo shihet pikërisht në korrupsionin dhe në mungesën e paanshmërisë në cdo pjesë të jetës së përditshme. Po ashtu se si shoqëria shqiptare dhe ajo civile kanë humbur krejtësisht besimin në autoritetet shqiptare dhe në udhëheqjen e vendit. Unë do të marr një prej pjesëve ku AI ka punuar për shumë vite, siç është dhuna kundër grave, sidomos dhuna në familje kur në nëntor 2011 u hap për herë të parë streha kombëtare për gratë që kanë kaluar dhunën në familje. Jemi tani pak më tepër se 6 muaj dhe kemi dëgjuar raporte shumë të vështira dhe të këqija për mënyrën se si kjo strehë është duke punuar në Tiranë”, citoi zv/drejtoresha për Europën dhe Azinë Qëndrore e AI, Jezerca Tigani./tch/kohaislame

Artikulli paraprakMilionerët e komunave të Kosovës
Artikulli vijuesEgjipti voton në ditën e dytë për president