Egjipti voton në ditën e dytë për president

Egjiptianët po votojnë sot në ditën e dytë të zgjedhjeve historike presidenciale.

Votuesit po hedhin votën e tyre për një president që zëvendëson ish-presidentin Hosni Mubarak, i cili u largua nga pushteti nga protestat popullore, pasi kishte qëndruar në atë post për gati 30 vjet.

Amr Musa, ish-kreu i Lidhjes Arabe dhe ministri i jashtëm në kohën e qeverisjes së Mubarakut, dhe Mohamed Mursi, kandidati i Vëllazërisë Myslimane, janë në mesin e 12 kandidatëve në garë.

Asnjë kandidat nuk pritet të fitojë në raundin e parë. Raportet thonë se pjesëmarrja e deritashme,duket të jetë më e ulët se në zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan gjatë këtij viti, kur partitë islamike fituan më shumë vende në parlament./kohaislame

Artikulli paraprakAI: Shqipëria ka dështuar
Artikulli vijuesYlber Hysën nuk e priten mirë në Maqedoni