Aid El-Karni: Ajo që na dallon neve prej Perëndimit është pika

Ata janë perëndimorë (ar. el-garb – الغرب ), ndërsa ne jemi arabë (ar. el-areb -العرب ) – dallimi mes neve dhe atyre është vetëm tek një pikë (fjala ”el-garb” ka pikë në “g” ndërsa fjala el-areb”, nuk ka pikë tek ajni);

Ata mes vete komunikojnë nëpërmjet dialogut (ar. el-hivar – الحوار ), ndërsa ne nëpërmjet pavendosmërisë dhe frikës ( ar. el-havar – الخوار ),dallimi është vetëm në një pikë.

Ata jetojnë në bashkëpunim mes njëri tjetrit (ar. tehaluf – تحالف ), ndërsa ne jetojmë në mospajtime dhe konflikte (ar. tehaluf – تخالف ), dallimi është vetëm në një pikë;

Tek ata populli jeton mirë (ar. mezbut – مزبوط ), ndërsa tek ne populli jeton keq (ar. merbut – مربوط ), dallimi vetëm në një pikë;

Qytetarët e tyre gëzojnë përkujdesjen e plotë (ar. el-hisane – الحصانة ), ndërsa tek ne akoma merremi me shtesa fëmijërore, ( ar. el-hidane – الحضانة ), dallimi është vetëm në një pikë;

Liderët e tyre dëshirojnë një popull të pavarur (ar. istiklal – استقلال ), ndërsa liderët tanë dëshirojnë ta shfrytëzojnë popullin (ar. istiglal – استغلال ), dallimi është në një pikë;

Ardhmëria e fëmijëve të tyre është e pasur (ar. gina’ – غناء), ndërsa ardhmëria e fëmijëve tanë është robëri (ar. ana’ – عناء), dallimi është në një pikë;

Ata bëjnë dhe prodhojnë tanke (ar. debabetun – الدبابة ), ndërsa ne jetojmë duke u frikësuar edhe nga mizat (ar. zubabetun – ذبابة ), dallimi është vetëm në një pikë;

Ata krenohen me diturinë (ar. el-ma’rifetu – المعرفة ), ndërsa ne krenohemi me tërfurkë dhe lopatë (ar. el-migrefetu – المغرفة ), dallimi është vetëm në një pikë.

Ata vetën e shohin si “populli i zgjedhur i Zotit” (ar. el-muhtar – المختار ), ndërsa ne akoma jemi “populli i hutuar i Zotit” (ar. el-muhtar – المحتار ), dallimi është vetëm në një pikë.

karni

 

Përshtati: Islampress.info

 

Artikulli paraprakVajza nga Siria, melaqes së vdekjes: Eja e ma merr shpirtin, të kënaqem në Xhennet
Artikulli vijuesMali – Përhapja e fesë islame në Mali