Akrobacia e rrallë në ujëvarën e Niagarës

Akrobati amerikan Nik Wallenda ka realizuar ëndrrën e tij fëmijërore dhe përshkuar ujëvarën e Niagarës ndërmjet anës amerikane dhe asaj kanadeze, duke ecur mbi një litar për 550 metra, i rrahur nga era dhe në një lartësi 45 metra nga uji.Pas një lutje të shkurtër, Nik u ekuilibrua dhe nisi të ecë dhe pas 30 minutash arriti në përfundimin e kësaj ndërmarrje historike për të.

Mbi 4 000 persona kishin blerë biletën për të parë këtë akrobaci të rrallë dhe mijëra të tjerë qëndruan pranë ekraneve televizive pasi kjo akrobaci u transmetua edhe nga televizioni amerikan ABC, transmeton agjencia NOA.

Pas shumë tentativave dhe kontradiktave, Nik pranoi më në fund që të lidhej me një kabllo në rast se do binte për të shmangur fundin fatal, por fatmirësisht çdo gjë shkoi më së miri./koha/kohaislame

Artikulli paraprakEULEX-i nuk flet për rastin Asanaj
Artikulli vijuesVitaminat & tabletat antioksidante dhe rreziku i semundjes