Aksident automobilistik masiv në Gjermani

Si pasojë e një aksidenti rrugor me përfshirjen e rreth 100 automjeteve në Gjermaninë perëndimore, që ndodhi për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës dhe akullit, u lënduan rreth 20 persona, 6 prej të cilëve – rëndë, njoftoi zëdhënësi i shërbimit lokal të shpëtimit.

Aktualisht nuk ka viktima. Në vendin e ngjarjes po punojnë rreth 100 bashkëpunëtorë të shërbimit të shpëtimit. Pjesa e autostradës federale në afërsi të qendrës së banuar Münzenberg, ku ndodhi aksidenti, është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet.

Artikulli paraprakMarrëveshje për gjurmimin e armëve të paligjshme
Artikulli vijuesRusët po largohen nga Siria