Zoti na i ruajtë mend: Shiko se çfarë bëjnë këto katolikë!

Mijëra besimtarë të krishterë edhe këtë tetor, si çdo vit, duke u zvarritur kanë vizituar kishën e Jezu Krishtit në qytetin Ayabaca në veri të vargmaleve të Andeve në Peru.

Besimtarët në këtë mënyrë insistojnë ti afrohen “Senor Cautivo de Ayabaca” (mbrojtësi kryesori i Ayabaca-s) që i atribuohet forma e caktuar e mbinatyrshme për shërimin e të sëmurëve.

Ky vend çdo vit mbledh mijëra besimtarë nga i gjithë vendi, por edhe nga pjesë të tjera të botës, ku së bashku luten për shërimin e të afërmve.

Ata që e quajnë veten mëkatarë, në kushtet më të vështira përpiqen të arrijnë në kishë, zakonisht duke u zvarritur. Përveç kësaj, të krishterët shkojnë duke u zvarritur nëpër baltë dhe marrin me vete një kryq apo fëmijë.

Artikulli paraprakMos e beso po deshe: Në Kosovë punojnë 29 organe të Serbisë dhe pesë mijë nëpunës të saj
Artikulli vijuesArrestohet një person, i gjenden mbi 18 kg substanca narkotike (Foto)