Nga përplasja e dy trenave, kanë humbur jetën së paku tre persona, ndërsa në mesin e 40 të lënduarve ka edhe disa në rrezik jete.
Së paku tre persona humbën jetën, ndërsa 40 të tjerë u lënduan në një aksident hekurudhor që ndodhi mbrëmë në Hermalle-sous-Huy në lindje të Belgjikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i këtij qyteti belg, Francis Dejon, njoftoi se nga përplasja e dy trenave, kanë humbur jetën së paku tre persona, ndërsa në mesin e 40 të lënduarve ka edhe disa në rrezik jete.
Stafi drejtues i kompanisë Infrabel, përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore në Belgjikë, bëri të ditur se aksidenti rëndë ka ndodhur kur treni i pasagjerëve u përplas me trenin transportues i cili ishte duke qarkulluar në të njëjtin binarë.
Gjatë përplasjes, dy prej gjithsej gjashtë vagonëve të trenit të pasagjerëve u përmbysën. Gazeta “Le Soir” raporton se treni i pasagjerëve në relacionin Liege – Namur u përplas me trenin tjetër me shpejtësi prej 90 kilometrave në orë.