Aksident hekurudhor në Belgjikë, 3 të vdekur dhe 40 të lënduar

Nga përplasja e dy trenave, kanë humbur jetën së paku tre persona, ndërsa në mesin e 40 të lënduarve ka edhe disa në rrezik jete.

Së paku tre persona humbën jetën, ndërsa 40 të tjerë u lënduan në një aksident hekurudhor që ndodhi mbrëmë në Hermalle-sous-Huy në lindje të Belgjikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti i këtij qyteti belg, Francis Dejon, njoftoi se nga përplasja e dy trenave, kanë humbur jetën së paku tre persona, ndërsa në mesin e 40 të lënduarve ka edhe disa në rrezik jete.

Stafi drejtues i kompanisë Infrabel, përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore në Belgjikë, bëri të ditur se aksidenti rëndë ka ndodhur kur treni i pasagjerëve u përplas me trenin transportues i cili ishte duke qarkulluar në të njëjtin binarë.

Gjatë përplasjes, dy prej gjithsej gjashtë vagonëve të trenit të pasagjerëve u përmbysën. Gazeta “Le Soir” raporton se treni i pasagjerëve në relacionin Liege – Namur u përplas me trenin tjetër me shpejtësi prej 90 kilometrave në orë.

Artikulli paraprakKurtulmuş: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Ballkanit do të zhvillohen vazhdimisht
Artikulli vijuesObama thirrje për pranimin e refugjatëve në fillim të Ramazanit