Në aksidentin, që sot në mëngjes ka ndodhur në rrugën rajonale që shpie prej Kërçove drejt Osllomejt, më saktë në afërsi të fshatit Mamudovci, janë lënduar 18 punëtorë të Termocentralit “Oslomej”, prej të cilëve 9 rëndë
Sipas zëdhënësit të sektorit për punë të brendshme të Ohrit, Stefan Dimovski, nga 9 personat e lënduar rëndë, 6 urgjentisht janë dërguar në “Sveti Erazmo” në Ohër, derisa 3 të tjerë janë nisur për në Qendrën Klinike në Shkup, transmeton alsat-m.
Në aksident janë përfshi tre makina, dy furgona dhe një maune.
Në vend ngjarje ka dalë menjëherë prokurori publik i cili po heton rastin.