Fjalët brilante të Muhamed Ali për ekzistencën e Allahut

Jam i bindur që të gjithë ne do të gjykohemi. A mundet që një njeri si Hitleri, të shfarosë të gjithë hebrenjtë dhe të shpëtojë paq? Dikush duhet ta ndëshkojë.

Ndoshta jo tani, por me siguri pas vdekjes. Në ferr përjetësisht… Zoti më shikon. Zoti nuk më ra lehtë në shpinë, vetëm sepse kam mundur Joe Frazierin. Zotit as nuk i bëhet vonë për Joe Frezierin. Nuk i bëhet vonë për Anglinë apo për Amerikën, me aq sa di unë

Do të doja të thoja diçka të rëndësishme, diçka që do ju bëjë të reflektoni. Jeta është shumë e shkurtër, dhe po të llogarisni udhëtimet, orët e gjumit, vitet e shkollës, argëtimet, etj etj, ja tek kemi kaluar gjysmën e jetës sonë, pa bërë asgjë. Tani jam 35 vjeç, pas 30 vitesh do të jem 65… Mund të përgatitem të takoj Krijuesin. T’i dedikohem pasurive të paluajtshme, të themeloj një kompani, të bëj trainerin e boksit, të gjitha këto nuk do të më çojnë tek jeta e përjetshme. Më lejoni që t’ia bëj unë një pyetje publikut. Sa prej jush besojnë në ekzistencën e një qenieje supreme? Sa prej jush besojnë në ekzistencën e një Zoti? Sa prej jush besojnë se ekziston një fuqi, e cila ka krijuar diellin, hënën dhe yjet? Sa prej jush besojnë se të gjitha këto nuk kanë lindur rastësisht? Dikush shumë më i fuqishëm dhe i ditur se sa ne i ka krijuar…

Artikulli paraprakIzraeli ndalon qarkullimin e palestinezëve gjatë Ramazanit
Artikulli vijuesLamtumira, Muhamed Aliu përcillet me ceremoni myslimane (Foto)