Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen 17 persona

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Drenas në mes të një kamioni dhe një minibusi, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 17 persona.
Rasti e ka konfirmuar edhe Zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30.

“Në rrugën e ‘Ferronikelit’ në Drenas ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një kamioni ‘Mercedes’ dhe një minibusi, ku kanë mbetur të lënduar 17 persona”, ka thënë Flora Ahmeti.

Veriu.info mëson se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Artikulli paraprakIa dalin: Babai dhe fëmija që u penguan nga kameramania arrijnë në Gjermani
Artikulli vijuesA ka terrorizëm në Kosovë?