Deklaratë e disa dijetarëve saudian rreth ngjarjeve aktuale në Siri.

0
120

Hamdi i takon Allahut zotit të botrave. Salavatet dhe selami qofshin mbi krijesën më të mirë, profetin tonë Muhamedin dhe mbi familjen e tij, sahabët dhe tabinët.

 Në vijim po themi:

Umeti jonë, kohët e fundit, po fillon të kuptojë se zhvillimi dhe krenaria e tij do të arrihet vetëm nëpërmjet zbatimit të sheriatit të Allahut dhe ringjalljes së xhihadit në rrugë të Allahut. Zbatimi i sheriatit është detyrë dhe përgjegjësi e madhe ndaj umetit, në rangun e individëve apo të organizatave. Për zbatimin e tij është legjitimuar edhe sundimi dhe pushteti. Madje zbatimi i sheriatit është kërkesë e domosdoshme e dëshmisë së shehadetit; nuk ka ilah tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Allahut.

Xhihadi në rrugën e Allahut ai është kulmi i islamit. Nëse xhihadi braktiset prej umetit, ai umet do të mposhtet prej armiqve dhe do të bëhet pre e tyre dhe do të jetë jetojë i poshtëruar. 

E nëse umeti do ta kryej xhihadin në formën e duhur dhe të legjitimuar, umeti nuk do sprovohej në fenë e tij dhe do të mbizotronte mes njerëzve sheriati i islamit dhe do të ishte feja vetëm e Allahut, ashtu siç thotë Allahu: (Luftojini ata që të mos ekzistojë fitneja dhe feja të jetë vetëm e Allahut) El enfal, 39.

Atëhere kur kjo të përmbushet, do druhen prej nesh edhe armiqtë dhe nuk do të shkelen të drejtat tona dhe as sovraniteti jonë.

Umeti ynë, në përpjekje për të arritur këto dy synime, është ballafaquar me pengesa dhe vështirësi, të cilat as lapsi nuk i përshkruan dot. 

Prej pengesave kryesore dhe më të dhembshëme është përçarja dhe mospajtimet e ndërthurura me epshe dhe turbullimi i të vërtetës me të kotën. 

Prej kësaj porte na sulmuan armiqtë. Depërtuan në rreshtat e thirrësve dhe muxhahidëve, me afrimin e disa prej tyre dhe blerjen e disa të tjerëve dhe formuan qarqe të fshehta dhe të maskuara, realitetin e të cilës shumëpak njerëz e njohin, me të cilat mashtrohet publiku i shumtë. Prej tyre lindin dhe zhvillohen kontradiktat dhe energjitë e muxhahidëve humben duke u përplasur me njëri-tjetrin, për shkak të interesave të hizbit të tyre (grupit që përfaqsojnë) apo për interesa individuale, apo për shkak të nxitjes kundër njëri-tjetrit, fitilin e të cilës e ndezin të infiltruarit në rradhët e tyre.  

Ashtu siç është vënë re në Afganistan apo në Irak,apo siç po ndodh aktualisht në Siri, përfundimi i të cilës mund të jetë si përfundimi i shumë vendeve të tjera, nëse nuk merren masa sheriatike imediate për tejkalimin e kësaj situate. 

Ne, i urojmë vëllezërit tanë muxhahidë në Sham për fitoret e korrura dhe i vendosim vetet tona nën shërbimin e tyre, në formë përkrahje ndaj tyre kundër padrejtësive dhe agresionit që ata kanë përjetuar(nga sistemi i diktaturës), sidomos pas lajmeve të cilat na mbërrijnë natë e ditë për fitoret e tyre. Mirëpo ne po ndjejmë se problemi më i madh të cilin po e hasin muxhahidët në këto ditë, është nënvleftësimi i gjakut, nxitimi në tekfir dhe përpjekja për bllokimin e institucioneve të sheriatit, tek të cilat duhet të kthehen dhe akuzimi për tradhëti të dijetarëve, aktivistëve dhe këshilluesve të sinqertë. 

Duke shprehur dëshirën tonë të madhe, për mosçuarjen dëm të mundit që kanë derdhur vëllezërit tanë muxhahidë në tokën e Shamit, dhe për tu tërhequr vëmëndjen muxhahidëve dhe përkrahësve të tyre financiarisht apo me çfarëdo forme tjetër, prej kurtheve dhe rënies nëto.

Pas një analize të gjatë të aktualitetit dhe shkaqeve të konfliktit dhe pas shqyrtimit të diapazonit të tyre dhe pasojave që shkojnë në dobinë dhe interesin e armiqve dhe dashakeqësve, ne u drejtohemi të gjithë muslimanëve në përgjithësi dhe muxhahidëve në veçanti me pikat e mëposhtëme:

Së pari: I përkujtojmë vëllezërit tanë muxhahidë dhe të sinqertë se qëllimi kryesor i xhihadit është ajo që ka thënë i dërguari i jonë: “Kush lufton që të jetë fjala e Allahut më e larta ai është në rrugë të Allahut”. E transmetojnë Buhariu me Muslimin. Kjo nënkupton që muxhahidi duhet të bëjë shumë kujdes që të mos i shkojë dëm gjaku që ka dhuruar dhe të mos të derdhet gjaku i tij jo në rrugë tëAllahut. Të bëjë kujdes prej nënvleftësimit të gjakut të muslimanëve apo për gjykimin ndaj pasuesve të kibles me kufër apo me ridde bazuar në arsyet të cilat te dijetarët dhe të zotët e dijes nuk arrijnë këtë nivel.   

Së dyti: U bëjmë thirrje të gjitha grupeve të armatosura të kapen pas Kuranit dhe sunetit dhe të kthejnë çdo kundërshtim mes tyre te Kurani dhe suneti, pa anashkaluar rrugën dhe mënyrën se si janë përballuar me problemet dhe situatat kritike të parët e këtij umeti, sidomos të parët e këtij umeti nga brezat e parë.

 Është shumë e rëndësishme të përmendim këtu, hadithin e saktë që e transmeton Buhariu, nga Umer ibn Hatabi se ai ka thënë: “Kushi jep besën dikujt, pa u konsultuar me muslimanët, të mos ndiqet as ai dhe as ai të cilit i dha besën, prej frikës se mos vriten”. 

Imam Ibn Haxheri në komentimin e këtij hadithi shprehet: “Pra që të ruhen prej vrasjes. Fjala e përmendur këtu “tegirreten”është emër foljor prej foljes “Egarre – me e mashtru, me e nxit”, pra që të mos i mashtrojë dhe mos ti nxisë të tjerët që ta vrasin duke e vendosur veten në një pozitë të tillë”.

Prandaj, është detyrë e çdo grupi i cili e ka vetshpallur veten e tij si palën e vetme legjitime, apo se grupe te tjera duhet të hyjnë nën pushtetin e tij pa u marrë parasysh këshillimi dhe konsultimi me muslimanët (pra me masat e gjëra të muslimanëve), ose për ndryshe ata do të konsiderohen rebelë të pabindur (ndaj pushtetarit) jetët e të cilëve nuk janë të mbrojtura. E gjitha kjo është diktaturë e urryer (haram) dhe rrëmbim i palejuar i pushtetit. Kjo është shkaku kryesor i përçarjeve dhe i luftimeve të ndërsjellta. 

Ndërkohë që detyra jonë është ndihmimi dhe bashkpunimi me njëri-tjetrin për të mposhtur armikun agresor (sistemin esedist). Nuk duhet që muxhahidët të zihen me njëri-tjetrin dhe të devijojnë nga synimi i tyre madhor, duke u angazhuar në beteja grupacionesh dhe për hir të hizbit të tyre. Ata nuk duhet të bien pre e parrullave iluzionare të cilat nuk gjejnë vend as në dijen e fesë dhe as në aktualitetin e jetuar.

Së treti: E përkrahim thirrjen e disa dijetarëve[1], për domosdoshmërinë e formimit të një gjykate të pavarur prej të gjitha grupeve, ndaj të cilës duhet të nënshtrohen të gjithë muxhahidët, prej komandantëve, prijësve apo individëve. Kjo gjykatë duhet të gjykojë për akuzat e përhapura në terrenin e xhihadit në Siri, akuza që lidhen me vrasjen e muxhahidëve, me arrestimin e tyre, me burgosjen dhe torturat ndaj tyre, apo me rrëmbimin e pasurive.

Përgjegjësia e formimit të një gjykate të tillë dhe nënshtrimi ndaj saj, bie mbi të gjitha grupet të cilat kanë forcë dhe aktivitet real në tokat e Shamit.

Këtu duhet të shprehim një të vërtetë të sigurtë se kush refuzon ti bindet sheriatit të Allahut atëhere kur ndodhin konflikte[2]si ti zëmë besë atij në pretendimin se ai do e zbatojë sheriatin plotësisht pas çlirimit të Shamit prej batinive dhe safeuive (shiave).

Së katërti: Tërheqim vërejtje prej kalimit në ekstrem dhe padrejtësisë e cila çon në dështimin e xhihadit dhe e dëmton atë. Përgjegjësia e frenimit të padrejtësive bie mbi të gjithë, mbi dijetarët, mbi thirrësit (hoxhallarët), mbi analistët ashtu siç bie mbi komandat e grupeve luftuese. 

Ata kanë për detyrë të nxitojnë për denoncimin e kalimit në ekstrem dhe të sqarojnë rreziqet e tij dhe duhet të bashkohen sëbashku për kritikimin e tij. Kjo do të jetë shkak, me lejen e Allahut, për mbrojtjen e muxhahidëve dhe për sensibilizimin e atyre që shkojnë atje. E mbase mund të jetë kurim për ndonjërin që është përlyer deri diku me ndonjë ide të tillë, siç po dëshmojnë për këtë ngjarjet aktuale.

Së pesti: U përkujtojmë muxhahidëve dhe atyre që qëndrojnë pas tyre, që të nxjerrin mësime dhe dobi prej ndodhive që kanë ndodhur në terrenin e xhihadit në Afganistan, në Irak apo gjetkë. Të nxjerrin mësim prej luftimeve reciproke dhe përçarjes të cilat çuan në dështimin e xhihadit të umetit, në kohën e sotme. Ata çuan në rrënimin e rilindjes së xhihadit bashkohor. I përkujtojmë se prej shkaqeve (të dështimit) ishte fitneja e ndodhur me grupeve të ndryshme. Allahu thotë: (Nxirrni mësime o zotër të mendjes) dhe thotë: (Thuaj: Silluni nëpër tokë dhe vështroni se si ishte përfundimi i përgënjeshtruesve) El enam, 11.

Së gjashti: U tërheqim vërejtjen pjesëmarrësve në xhihad se përçarja, pa folur për luftimet reciproke, dhe mostrajtimi i kujdesshëm i shkaqeve të përçarjes, do të jetë faktori kryesor që do u japi shans dashakeqësve të xhihadit sirian, që të venë në zbatim planet e tyre politike për dështimin e xhihadit dhe vjedhjen e tij, qofshin ato plane botërore, rajonale, të jashtëme apo të brendëshme. Kjo përçarje do të dërrmojë shpresën e një umeti të tërë për ngritjen e një shteti islam të dhe të drejtë në tokat e Shamit.

Prandaj ne i këshillojmë ata që të përpiqen për të krijuar kushtet e përshtatëshme dhe të marrin masat e nevojshme në përputhje me politikën e sheriatit për të ruajtur frytin e xhihadit të tyre.

Së shtati: Jemi të indinjuar nga përpjekjet e anashkalimit dhe konsiderimit tradhëtarë të dijetarëve, hoxhallarëve të sinqertë dhe parisë së grupeve dhe organizatave të cilat përkrahen prej tyre, pa fakte dhe pa prova dhe pa proçes gjykues. Shprehemi me siguri të plotë se këto përpjekje, pa pikë dyshimi, do të çojnë në ndërlikimin e kotradiktave dhe në zgjerimin e përçarjeve dhe konflikteve në mesin e rradhëve të muxhahidëve.[3] Këto përpjekje do i ndajnë muxhahidët në ithtarë dhe grupacione që përleshen me njëri-tjetrin.

Pikërisht kjo është ajo prej të cilës na ka tërhequr vërejtjen Allahu i lartë prej saj dhe prej pasojave të padëshirueshme të saj,kur thotë: (Mos u përçani që të mos dështoni e të mos bjerë forca e juaj) El enfal 46.

Së teti: U bëjmë thirrje vëllezërve që e mbështesin xhihadin, që ti frikësohen Allahut për financimet e tyre. Ato financime duhet të vendosen në duar të sigurta dhe të mos jenë shkak për derdhjen e gjakut të muslimanëve apo dëmtimin e tyre, apo që të mos bëhen pre e armikut pa e kuptuar dhe të mos jenë shkak për përçarje dhe kundërshtime mes tyre.

Në fund e lusim Allahun ti ruaj vëllezërit tanë muslimanë dhe muxhahidë në çdo vend. Ta unifikojë fjalën e tyre në të vërtetën.Ta ruaj muslimanët kudo prej planeve të qafirave. Dhe Allahu është më i ditur.

Paqja dhe bekimet qofshin mbi robin dhe të dërguarin e tij; Muhamedin, mbi familjen e tij, sahabët e tij dhe falenderimi i takon Allhaut zotit të botrave. 

 

7.3.1435 h.

 

1-                   Dr. Abdullah ibnMuhamed Gunejmani.

2-                   Dr. Abdurrahmanibn Salih Mahmudi.

3-                   Dr. Muhamed ibnNasir Suhejbani.

4-                   Prof. Sad ibnAbdullah Humejdi.

5-                   Prof. Nasir ibnSulejman Umeriu.

6-                   Prof. Ali ibnSaid Gamidiu.

7-                   Ahmed ibnAbdullah Al-Shejban.

8-                   Prof. Sulejmanibn Hamd Audah.

9-                   Dr. Muhamed ibnSaid Kahtani.

10-               Dr. Abdullah ibnHamd Xhelali.

11-               Dr. AbdulazizTurki.

12-               Dr. Halid ibnAbdullah Shemrani.

13-               Dr. Abdullah ibnAbdurrahman Uatabani.

14-               Dr. Hasen ibnSalih Humejdi.

15-               Dr. Halid ibnAbdurrahman Uxhejmi.

16-               Dr. Muhamed ibnAbdullah Hudejri.

17-               Dr. Abdullah ibnNasir Sulejmani.

18-               Shakir ibn MunirHarbiu.

19-               Dr. Muhamed ibnAbdullah Duvejshi.

20-               Ali ibn JahjaKarafiu

21-               Mahmud ibnIbrahim Zahrani.

22-               Dr. Nasir ibnMuhamed Ahmedi.

23-               Muhamed ibnAbdulaziz Lahim.

24-               Musfir ibnAbdullah Beuaridi.

25-               Dr. Muhamed ibnAbdulaziz Hudejri.

26-               Mesud ibn Husejnibn Sehnun.

27-               Dr. Abdullah ibnNasir Subejhi.

28-               Sad ibn NasirGanami.

29-               Dr. Abdulazizibn Abdullah Mubdil.

30-               Dr. Abdulatifibn Abdullah Uabil.

31-               Isa ibn Derzi

32-               Abdullah ibn AliGamidiu.

33-               Muhamed ibn SaidBafili.

34-               Dr. Abdulazizibn Muhamed Abdulatif.

35-               Muhamed ibnAbdulaziz Maxhidi.

36-               Hamud ibn DhafirShehriu.

37-               Dr. Sulejman ibnAbdullah Sejfiu.

38-               Dr. Abdulhamidibn Abdullah Uabili.

39-               Ahmed ibnMuhamed Batahefi.

40-               Sad ibn AliUmeriu

41-               Hamd ibnAbdullah Xhuma.

42-               Ibrahim ibnAbdurrahman Turkiu.

43-               Abdullah ibnFehd Selumi.

44-               Ahmed ibn SalihSemani.

45-               Abdurrahman ibnAli Mushejkih.

46-               Muhamed ibnAbdulaziz Hamid.

47-               Halid ibnMuhamed Beridi.

[1] Prej tyre thirrja e emirit të Nusras, EbuMuhamed Xheulaniut.

[2]  Përkthimin te sheriati i Allahut gjatë konflikteve duhet të jetë një palë e tretëe cila gjykon, se përndryshe si mund të jetë gjykuesi vetë akzuesi. Asnjërapalë nuk mund të jetë akuzuese dhe vendimarrëse në të njëjtën kohë. Kjo ështënga çështjet më elementare në fikhun islam.

Prandajpretendimet e dikujt që ne gjykojmë me sheriat dhe marrja e verdikteve tënjëanëshme në konflikte dypalëshe, është një kundërshtim i hapur i sheriatitdhe një padije e qartë.

[3]  Prej tyre, përpjekja që po bëjnë disa qarqe tëndryshme për të përfshirë në konflikt edhe ato grupe që i janë ruajturkonflikteve, me metoda ma më të ndryshmet.

 

Në shqip: Florian Leli