AKSIDENT NË POLONI, TETË TË VRARË

Raportet nga Polonia thonë se tetë persona – shumica nga të cilët punëtorë ukrainas – kanë humbur jetën nga përplasja e autobusit të tyre me një tren.

Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Lodz, në qendër të Polonisë.

Dy njerëz që kanë qenë në autobus, raportohet të kenë shpëtuar por me lëndime serioze.

Dhjetë njerëz, shumica nga ta gra, kanë qenë në bordin e autobusit në kohën e aksidentit, njofton REL.

Sipas disa mediave, autobusi është goditur nga treni pasi ai ka kaluar në një rrugë të pambrojtur

Artikulli paraprakAksidentohet Xhavit Haliti, thyen dorën
Artikulli vijuesÇka mund të bëjmë gjat krizave dhe telasheve