Mursi sërish para gjyqit

Prokurorët e Egjiptit kanë kërkuar që presidenti i shkarkuar islamik i vendit, Mohammed Mursi të dalë para gjyqit për fyerje të drejtësisë. Ai po përballet edhe me tri procese të tjera gjyqësore nën akuza të ndryshme.

Akuzat  (të cilat realisht janë shpifje dhe trillime) e reja kundër Mursit dhe 24 të akuzuarve të tjerë kanë të bëjnë me “mosrespektimin dhe shprehjen e urrejtjes për gjykatat dhe drejtësinë”, në publik, në televizion ose në faqe të mediave sociale në tri vitet e shkuara, bënë të ditur mediet lokale dhe ato shtetërorë të dielën. Ky është hera e katërt për Mursin që del para gjyqit, që prej largimit të tij nga posti në korrik, me mbështetjen e ushtrisë, bëri të ditur agjencia e lajmeve MENA.

Gazeta Al-Shorouk raportoi online që akuzat kundër Mursit pritet të bazohen në një fjalim që ai mbajti në qershor, ku ai kritikon rezultatet e proceseve gjyqësore lidhur me proceset e revolucionit të vitit 2011.
Akuzat kundër personave të tjerë, qofshin ata politikanë, personalitete të medieve, aktivistë dhe juristë në shumicën e rasteve kanë të bëjnë me kritikat e tyre ndaj vendimeve të ndryshme të gjykatave, informoi Al-Shorouk. Nesë gjenden fajtorë, të akuzuarit i presin gjashtë muaj dënim me burgim, gjoba ose të dyja.

Artikulli paraprakMetodë e re për ruajtjen e kartave të kreditit
Artikulli vijuesZTE Blade Q Mini, telefon i mençur për vetëm 72 euro!