Zgjidhen tre prokurorë antikrim dhe antikorrupsion, asnjë shqiptarë

Këshilli për Prokurorë Publikë i Maqedonisë sot ka zgjedhur tre prokurorë publik për në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nga tre kandidatët e pranuar, asnjëri prej tyre nuk është kuadër shqiptarë.

Prokurorët e zgjedhur janë: Vladimir Milloshevski, Spasenka Andonova dhe Suzana Mirçveska- Kuzmanovska, për të cilët thuhet se kanë përvojë pune prej 15 viteve.

Këshilli i Prokurorëve Publik sot miratoi edhe raportin vjetor për Prokurorinë Publike për vitin 2011. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakFillon procesi kundër Ratko Mlladiqit
Artikulli vijuesFara e zezë (Habbetus-sevda)