Aksident tragjik, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laç në orën e mbrëmjes, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Laçit, ndërsa viktimat janë identifikuar si Anton Gjinaj dhe Xhavahir Abedini.

Nga informacionet e para dyshohet se viktimat ishin duke udhëtuar që të dy me motoçikletën e përplasur me automjetin. Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar dhe për të zbardhur aksidentin.

Artikulli paraprakE tmerrshme: Shaw thyen këmben
Artikulli vijuesHani i Elezit mirëpret refugjatët sirian