Aksident zinxhiror trafiku

Në autostradën Pejë-Prishtinë, konkretisht, afër pompës së benzinit “Al Petroll” ka ndodhur një aksident zinxhiror trafiku, ku janë të përfshira afërsisht shtatë-tetë automjete.

Sipas gjendjes në terren nuk bëhet fjalë me pasoja fatale në njerëz, por vetëm për dëme materiale.
Njësitë të policisë rrugore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka deklaruar se nga ky aksident nuk ka asnjë të vdekur./Ind/kohaislame

Artikulli paraprak28 persona të arrestuar për vepra penale
Artikulli vijuesAsnjë avokat nuk do t’i mbrojë përdhunuesit