Ekspertët rusë: Rusia nuk do ta njoh Kosovën

0
635

Rusia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, nuk ka tregtuar dhe kurrë nuk do të tregtojë me tërësinë territoriale të Serbisë, thonë ekspertët rusë.

Kësisoj, ata kanë komentuar deklaratat e analistëve perëndimorë se “Rusia mund ta njohë Kosovën në mënyrë që të merret vesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton “Sputnik”, përcjellë Klan Kosova.

Ekspertët rusë thonë se deklarata të tilla duken si një përpjekje e ekspertëve perëndimorë për të futur “pyka” në mes të Rusisë dhe Serbisë.

“Kjo duket si një përpjekje për të mbjellë përçarje, sepse skenari që Moska ta njohë Kosovën nuk është i mundur, sidomos derisa Putin është në pushtet. Edhe në qoftë se Shtetet e Bashkuara do të vënë përpara një propozim të tillë, Rusia do ta refuzojë dhe nuk do të kishte hyrë në këtë lloj të tregtisë, për shkak se ne nuk kemi nevojë për ndihmë nga Washingtoni që Krimeja të jetë ‘ruse’”, ka deklaruar Igor Psheniçikov, këshilltar i drejtorit të Institutit rus për Kërkime Strategjike.

“Duke njohur Kosovën ne do të tradhtonim aleatin tonë kryesor në Ballkan, dhe po ashtu do të ishte sinjal për të gjithë ata që kanë diskonim separatist në Serbi”, shtoi ai