Kelmendi: Më është premtuar posti i zëvendëskryeministrit

“Premtimi është që unë të bëhem zëvendëskryeministër, por nuk kam marrë ende përgjigje. Kjo nuk varet nga koalicioni, por nga liderët e Partisë Demokratike”, ka thënë Kelmendi në një intervistë për Gazetën Fjala.

Bile ai premton se me marrjen e kësaj detyre do të sjell edhe ndryshime në ekonominë e vendit, duke thënë se rritje ekonomike do të shkojë deri ne 10 për qind.

“Rritja ekonomike për 3 për qind nuk garanton se fëmijët tanë do të jetojnë më mirë se sa prindi i tyre apo si në shtete e Evropës. Unë garantoj se rritjen ekonomike do ta bëjë mbi 10 për qind”.

Ai nuk është i kënaqur edhe me punën që po e bënë aktualisht qeverisa e Kosovës. Madje është goxha kritik në çështjen e zhvillimit ekonomik.

“Unë kam thënë se zhvillimi ekonomik me këto metoda të ecjes ‘caca-caca”, nuk mund të ec. Ai që donë të bëjë zhvillim ekonomik duhet të punojë më gjatë dhe më shpejt”, shprehet Kelmendi.

Kelmendi, që drejton kompaninë ELKOS dhe rrjetin e marketeve ETC, ka treguar se biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. Madje thotë se politikës as nuk i ka parë hajrin e as sherrin.

“Mbështetja më e madhe ka qenë se nuk më kanë pengu edhe pse unë në vitet e sukseseve të mija kam qenë opozitë. Nuk kam pas asnjë tender, e as nuk kam konkurruar kurrë për një të tillë”, thotë Kelmendi.

Deputeti i PDK-së shprehet skeptik edhe me deklaratat e kryeministrit Mustafa se gjatë vitit 2015 janë punësuar 18 mijë kosovarë. Ai thotë se kjo shifër nuk po shihet në realitet.

Kelmendi në këtë intervistë ka folur edhe për punën që bëhet në ETC.

Artikulli paraprakPjesëmarrje e ulët e votuesve në Serbi, deri tani kanë votuar vetëm 8.85 %
Artikulli vijuesQKUK ia ringjet gishtin pacientit që e kishte këputur gjatë punës me sharrë elektrike