Tetori i gradimeve

Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë këtij muaji kanë të drejtë tu nënshtrohen testeve për tu graduar.
Struktura udhëheqëse e Policisë së Kosovës ka formuar një ekip i cili po analizon në detaje planin e gradimeve që shumë shpejt do të jetë gati.

Kapiten Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka deklaruar për Indeksonline se, shumë shpejt pritet të ketë një proces të ri të gradimeve.

Sipas tij, ende nuk është specifikuar saktë sa grada to të jepen, por sigurisht se do të jetë një numër i konsiderueshëm i tyre që plotësojnë nevojat policore.

Ka më shumë se katër vite që gradat në polici janë bllokuar dhe prej asaj kohe asnjë pjesëtarë i policisë nuk është avancuar.
Më herët, mediat kanë raportuar se në Policinë e Kosovës në disa raste gradat janë dhënë pa ndonjë kriter, madje personi që i ka graduar zyrtarët policorë, ka pasur të përfunduar vetëm shkollën e mesme.kohaislame

Artikulli paraprakLDD rrezikon të mos certifikohet për shkak të borxhit
Artikulli vijuesNdihmë për Rronin