Aksion i dhurimit të gjakut nën moton “Të verbrit për bashkësinë”

Unioni Nacional i të Verbërve i Republikës së Maqedonisë në kuadër të shënimit të jubileut të madh 70 vjeçar sot do ta mbajë manifestimin qendror të dhurimit të gjakut nën moton  “Të verbrit për bashkësinë”.

Aksioni tradicional i dhurimit të gjakut do të mbahet në bashkëpunim me Shoqatën e të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar të qytetit të Shkupit dhe Kryqit të Kuq të komunës Qendër, Institutin për Mjekësi Transfuziologjike dhe Unionit të Forcave Rinore (UFR) i VMRO-DPMNE-së.

Unioni Nacional i të Verbërve të Republikës së Maqedonisë paraqet përfaqësues të vetëm legjitim të më shumë se 2.550 të verbër dhe persona me shikim të dëmtuar nga tërë territori i shtetit, i cili jubileun e tij këtë vit do ta shënojë me shumë aktivitete.

Përndryshe, 17 shoqatat komunale të personave-anëtarë të verbër të Lidhjes Kombëtare të të Verbërve të Republikës së Maqedonisë tani më i kanë mbajtur aksionet e tyre të dhurimit të gjakut në qytetet nëpër shtet.

Unioni Nacional i të Verbërve të Republikës së Maqedonisë paraqet organizatë nacionale invalidore të themeluar në pajtim me Ligjin për organizata invalidore, jopartiake, jopërfituese, vullnetare, organizatë me rëndësi të veçantë shoqërore.

Artikulli paraprakJa se si përleshen refugjatët dhe policia në Maqedoni (Video)
Artikulli vijuesNata bëhet ditë, pamjet e stuhisë që goditi Tiranën në mbrëmje (VIDEO)