Aksion simbolik i studentëve para kishës serbe të ndërtuar pa leje

SOT, PARA KISHËS POLITIKE SERBE TË NDËRTUAR PA LEJE NGA REGJIMI I SLOBODAN MILLOSHEVIQIT NË KAMPUSIN UNIVERSITAR, STUDENTË TË UNIVERSITETIT PUBLIK TË PRISHTINËS JANË DUKE ZHVILLUAR NJË AKSION SIMBOLIK PËR TË KUNDËRSHTUAR FUNKSIONALIZIMIN E KISHËS QË PO KËRKOHET EDHE NGA ZYRTARË TË LARTË SERBË NË QEVERINË E KOSOVËS.

Aksioni po zhvillohet pa incidente e me mbikëqyrje të policisë, raporton Koha.net.

Studentët para kishës kanë shpalosur një pllakat të madh të madh në të cilin shkruan: “Kërkojmë që objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviqi në kampusin universitar të shndërrohet në muze dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi që i ka kryer Serbia në Kosovë”.

Artikulli paraprakShqiptarja e cila u martua me një arab!
Artikulli vijuesAmbasadorët e SHBA, Britanisë e Francës lëshuan mbledhjen që të mos e dëgjonin atë të Sirisë