Në dialog, tema të reja

0
181

Përveç dy çështjeve që kanë mbetur ende pa një marrëveshje në dialogun Prishtinë-Beograd, Brukseli e ka konfirmuar se “tema të reja do të shtohen”, megjithëse nuk e përmend nëse fjala është për veriun si temë e re.

Zyra e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, në Bruksel, e ka konfirmuar mundësinë që kur të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd, tema të reja janë opsion i mundshëm.
“Mund të ketë tema të reja, por në këtë moment nuk do të doja të futem në detaje” i ka thënë “Zërit” përmes telefonit zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiq./Indeksonline/kohaislame