Aktivisti LGBT vret veten

Isa Sahmarli, 20 vjec, aktivist për të drejtat e LGBT nga Azerbajxhani vari veten dje me një flamur me ngjyrat e ylberit. Isa ishte president i grupit LGBT “Azad”.

Ai u gjet nga miqtë e tij në zyrën, ku punonte. Përpara se të kryente vetvrasje, Isa ndau me miqtë e tij një status në Facebook: “Unë po iki. Ky vend, kjo botë nuk është për mua… Po iki që të bëhem i lumtur… Thuajini mamit, që e dua shumë. Ju të gjithë jeni përgjegjës për vdekjen time. Kjo botë nuk është aq e fortë sa të mbajë ngjyrat e mia. Lamtumirë.”/bs/kohaislame

Artikulli paraprakSi të lumturohet jeta e dy bashkëshortëve
Artikulli vijuesVetëvendosje padi për pronarin e ELKOS-it