Fethullah Gyleni i dyshuari kryesor në hetimet për procesin "strukturat paralele"

0
192
Në hetimin përmbledhës të përgatitur në lidhje me operacionet me qendër Stambollin të ndërmarra në 12 qytete nën kuadrin e hetimeve të policisë për procesin “strukturat paralele” përfshihen 80 të dyshuar ku mes tyre gjenden Fethullah Gylen, Emre Uslu, Gyltekin Avxhë dhe drejtorë të policisë.
 
Kështu janë shfaqur detajet e hetimit përmbledhës prej 1758 faqesh i cili i është dërguar prokurorisë që po heton për 80 personat, ku 28 prej tyre janë arrestuar në kuadër të operacioneve të zhvilluara në 12 qytete me qendër Stambollin. Personat në fjalë janë nën hetim me pretendimin nga prokuroria e Stambollit për “përgjime të paligjshme, shkelje të privatësisë, ruajtjen e të dhënave personale në kundërshtim me ligjin, falsifikim dokumentit zyrtar, krijim, drejtim dhe anëtarësim të një organizate terroriste, përpjekje për eliminimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë ose parandalim për kryerjen e detyrës”.
 
Në hetimin përmbledhës krahas Fethullah Gylen, i cili mbahet si i dyshuari numër një gjenden 80 persona ku mes tyre edhe polici Emre Uslu, Gyltekin Avxhë, ish-Drejtori i Departamentit të Anti-Terrorit të Departamentit të Policisë së Stambollit, Jurt Atajyn.
 
Në hetimin përmbledhës gjithashtu në cilësinë e “ankues – viktimë” përmenden 101 persona ku mes tyre akademikë, zyrtarë, ministra, ish-kreu i shërbimeve inteligjente, kryeministri Ahmet Davutoglu dhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
 
Në hetimin përmbledhës ku përkufizohen terrori dhe terrorizmi tërheqin vëmendjen gjithashtu dhe përkufizimet “Ristrukturimi i Shtetit Paralel” dhe “Organizata terroriste Fethullah”. Hetimi përmbledhës në fjalë shpjegon themelimin, qëllimin, strukturat, aktivitetet dhe strategjitë e organizatës në fjalë./aa/kohaislame