Aktori i famshëm i Hollivudit, Orlando Bloom, ka vizituar kufirin maqedonaso-grek, për të vizituar emigrantët sirianë, të cilët janë në lëvizje drejt Evropës Perëndimore. Ai nga vendi i ngjarjes ka mësuar për vuajtjet dhe përjetimet që kanë pësuar këta emigrantë gjatë rrugës së tyre për të ikur nga tmerret e ISIS-it, por edhe regjimit të Asadit në Siri.
Ai gjithashtu ka mësuar edhe për keqtrajtimet, të cilat u janë bërë atyre edhe pas mbërritjes në territorin grek dhe atë maqedonas, ku policia e këtyre dy vendeve edhe ka përgjakur ata derisa po mundoheshin të kalonin kufijtë. Dhe aktori ka mbetur i tmerruar me këto rrëfime.