"Al Jazeera” publikon kabllograme sekrete të Mossadit: “Irani nuk po përpiqej për ndërtimin e bombës bërthamore”. Netanjahu deklaroi të kundërtën

Njësia Investiguese e “Al Jazeera”, ka publikuar së fundmi disa informacione që kanë për autorësi shërbimin sekret izraelit, Mossad, sipas të cilave, në vitin 2012, skenari i një Irani afër prodhimit të bombës bërthamore, përgënjeshtrohet. “Al Jazeera” raporton se kabllogrami në fjalë i është dërguar nga Mossad, shërbimit sekret afrikano-jugor në 22 tetor 2012, një muaj pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u shfaq në selinë e Kombeve të Bashkuara me një grafik ilustrues në dorë, përmes të cilit paralajmëronte botën se Irani ishte shumë afër krijimit të bombës bërthamore. Në kabllogram madje thuhet se Irani nuk ka nisur punën për krijimin e kësaj bombe, por po punon për përmirësimin e infratrukturës së nevojshme në fusha të atkivitet bërthamor që lidhen me energjinë(http://www.aljazeera.com/news/2015/02/leaks-netanyahu-misled…). Materialet po konsiderohen së fundmi si rrjedhja më e madhe e informacioneve sekrete që nga raportimet e Edward Snwoden. Kabllogrami në fjalë është përzgjedhur edhe nga “Al Jazeera” si titulli i lajmit kryesor, meqenëse ai lidhet me sigurinë në botë. Ndërkohë media si CNN apo BBC e kanë paraqitur lajmin pa i dhënë shumë rëndësi.
s.z
Artikulli paraprakKapet sllovaku me 11 refugjatë kosovarë në makinë
Artikulli vijuesA ka dallavere edhe me njehsorët e ujit?