AL-KAIDA TENTON PËR TË PESTËN HERË TË VRASË MINISTRIN JEMENAS TË MBROJTJES

1 Min Read

Në kryeqytetin Sana të Jemenit është organizuar një sulm me bomba kundrejt autokolonës së Ministrit të Mbrojtjes.

Në sulm kanë humbur jetën 8 roje të ministrit të mbrojtjes dhe 5 civilë.

Në sulmin e organizuar me një automjet të ngarkuar me bomba, në shënjestër ishte Ministri i Mbrojtjes Muhammed Nasir Ahmed.

Bomba shpërtheu në kohën që autokolona filloi të lëvizë.

Në shpërthim makina e rojeve u hodh në erë.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes që ndodhej në një automobil të blinduar ka shpëtuar pa marrë plagë.

Ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes Nasir Ahmed ka arritur një sukses të madh në luftën e tij 1 vjeçare kundër organizatës terroriste Al Kaeda, ka shpëtuar më parë nga 4 atentate të organizuara nga kjo organizatë.

Share This Article